U promovua projekti “TëRinjtëHab – ndërtimi i shkathtësive për punësim, kompetencave dhe mundësive për rrjetëzim për të rinjtë”

12 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në promovimin e projektit ” TëRinjtëHab – ndërtimi i shkathtësive për punësim, kompetencave dhe mundësive për rrjetëzim për të rinjtë” i cili me rastin e 13 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinjve, u mbajt në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke thënë se qëllimi i evenimentit të sotëm është lidhja e punëdhënësve me të rinjtë të cilët janë në kërkim të mundësive për zhvillim në karrierë, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se projekti do të kontribuojë në zhvillimin profesional dhe në pavarësinë ekonomike të të rinjve nëpërmjet sistemit të qëndrueshëm për ndërtimin e shkathtësive dhe kompetencave, të përshtatura me tregun e punës.

“Suksesi i aktiviteteve të parapara varet gjithsesi edhe nga fakti se sa do të jenë të rinjtë proaktivë, duke gjurmuar mundësitë për fitimin e njohurive dhe shkathtësive, por edhe nga fakti se sa do ta dallojnë sektori korporativ dhe organizatat qytetare këtë mundësi të mirë dhe do të fitojnë një kapital të vlefshëm njerëzor me potencial që t’u përgjigjet në mënyrën përkatëse nevojave dhe kërkesave të tyre”, tha Presidenti Pendarovski.

Projektin e zbaton Këshilli Nacional Rinor i Maqedonisë dhe Grupi Rinor, kurse e mbështet Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup dhe Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Jam absolutisht i bindur se me përpjekje të përbashkëta të gjitha subjektet kompetente shoqërore mund të ndihmojmë në hapjen e mundësive të reja dhe krijimin e një atmosfere më pozitive, me qëllim që të rinjtë të bëhen pjesë aktive e proceseve të rëndësishme shoqërore. Të përpiqemi bashkërisht të largohemi nga letargjia, apatia, demotivimi dhe të hapim perspektiva të reja, hapësirë për ide të reja nëpërmjet të cilave do ta drejtojmë energjinë rinore” shtoi Presidenti Pendarovski në fjalim.

Në këtë eveniment morën pjesë rreth 20 përfaqësues të kompanive të përfshira në programin për praktikantë në suazat e projektit “TëRinjtëHab” dhe rreth 30 të rinj.

“Nëpërmjet projektit tonë me Zyrën e Presidentit dhe Këshillin Nacional Rinor do të trajnohen dhe mentorohen të rinjtë se si të ngrenë bizneset e veta dhe do të bashkëpunojnë me sektorin privat dhe shoqërinë qytetare për krijimin e partneriteteve. Këto partneritete do të krijojnë mundësi që të rinjtë të fitojnë përvojë të dobishme pune nga kompanitë dhe shoqëria qytetare”, tha Dominik Otvej, ushtrues i detyrës në Ambasadën britanike në Shkup.

“Të përkushtuar ndaj misionit tonë dhe të udhëhequr nga fakti që një nga sfidat më të shpeshta gjatë punësimit të të rinjve është mungesa e përvojës së punës, këtë vit punojmë në ndërtimin e kompetencave të të rinjve. Projekti përfshin, praktikë, mentorim, trajnime për sipërmarrje dhe zyra në shumë qytete me qëllim që t’ua afrojmë programet për punësim, trajnim dhe rikualifikim të rinjve”, konkludoi Marija Kërstevska, kryetarja e Këshillit Nacional Rinor.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....