U shpall Thirrja publike për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2020

1 Tetor 2021 | Kumtesat, Të rinj të suksesshëm

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon me zbatimin e projektit “Të rinj të suksesshëm”, mirënjohje e cila jepet në drejtim të vlerësimit të mundit dhe njohurive të të rinjve në vendin tonë, si një nga politikat për zvogëlim të shpërnguljes së të rinjve nga vendi ynë, si dhe për krijim të perspektivave për të rinjtë dhe kuadrot e suksesshëm.

Thirrja publike për dorëzim të fletëparaqitjeve për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2020 është e hapur prej sot dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor 2021.

Mirënjohja është nxitje e mendimit shkencëtar-kërkimor dhe punës artistike të të rinjve, për rezultate të arritura gjatë vitit 2020, në këto tetë kategori që jepen në vijim:

  1. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat shoqërore;
  2. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat humaniste;
  3. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat matematikore-natyrore dhe teknike;
  4. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat mjekësore;
  5. Inovuesi/inovuesja i ri/e re më i/e mirë;
  6. Talent i ri (për nxënësit dhe për nxënëset e shkollave të mesme);
  7. Mirënjohje për suksesin e veçantë të arritur dhe për afirmimin e inkluzionit (për të rinj me aftësi të kufizuara);
  8. Artisti/artistja i ri/e re më i/e mirë.

Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë të gjithë personat të cilët deri në vitin 2020 kanë mbushur 35 vjet, kurse kanë arritur rezultate të rëndësishme në një kategori të caktuar, përveç kategorisë së gjashtë (talent i ri) për të cilën mund të paraqiten vetëm nxënës dhe nxënëse nga shkollat e mesme.

Thirrja publike ku janë vendosur detajisht kushtet dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve gjendet në ueb-faqen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në:

gjuhën maqedonase: https://bit.ly/3FjdsrR

gjuhën shqipe: https://bit.ly/3D4cb5K

gjuhën angleze: https://bit.ly/3a1Px1j

Duke i njohur parakushtet social-ekonomike të individëve si një faktor i rëndësishëm për qasjen dhe mundësitë për arsim dhe përparim profesional, me këtë thirrje i nxitim, sidomos, të gjithë të rinjtë të cilët u përkasin kategorive të lëndueshme që të dorëzojnë aplikime për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....