Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadoren britanike Gallovej

13 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski pati takim lamtumire me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Rejçel Gallovej.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë së veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si edhe mbi gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë.
Presidenti Pendarovski në këtë takim theksoi se Maqedonia e Veriut u jep rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me NATO-n. Në këtë takim u konstatua se në 4 vitet e kaluara marrëdhëniet midis dy shteteve vazhduan të përforcohen. Presidenti Pendarovski theksoi se me anëtarësimin në NATO u bëmë aleatë të cilët iu kundërvihen bashkërisht sfidave globale.

Presidenti Pendarovski tha se shteti ynë e vlerëson sidomos mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në përmbushjen e aspiratave strategjike të vendit dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që nga pavarësia jonë dhe deri më sot.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjen aktuale në lidhje me invazionin rus mbi Ukrainën dhe pasojat e përgjithshme mbi kontinentin evropian. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në periudhën e ardhshme Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë t’i zhvillojë marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut, në suazat e mundësive të veta, do të vazhdojë të japë mbështetje për Ukrainën.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për angazhimin diplomatik ambasadoren Gallovej dhe për kontributin në zhvillimin e marrëdhënieve maqedonaso-britanike dhe i uroi sukses të mëtejshëm në plan personal dhe profesional.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...