Njoftim për publikun

7 Shtator 2023 | Kumtesat

Të nderuar,

Ju informojmë se Presidenti Pendarovski sot vendosi ta nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal.

Me ndryshimet e Kodit Penal, të miratuara nga Kuvendi, nuk parashikohet amnisti për veprat penale të kryera gjatë ushtrimit të detyrës. Përkundrazi edhe mandej janë paraparë dënime për kryerësit e atyre veprave, kurse me këto ndryshime theksi vendoset edhe mbi të a.q. konfiskim i zgjeruar i pronës.

Në atë pjesë, ndryshimet e Kodit Penal janë harmonizuar me Direktivën evropiane për grirjen dhe konfiskimin e lëndëve dhe dobisë pronësore, e cila përveç dënimit me burg, fokusin e vendos në marrjen e dobisë pronësore prej kryerësve të këtyre veprave.

Presidenti Pendarovski pret që masa konfiskim i zgjeruar i pronës nuk do të mbetet vetëm në letër si deri më tani, por do të zbatohet shumë më shpesh në praktikë dhe në të gjitha rastet e keqpërdorimeve të konstatuara gjatë ushtrimit të detyrës, fitim jashtëligjor i pronës dhe mjetet e keqpërdorura të kthehen në Buxhet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit