I nderuar rektor,
të nderuar profesorë dhe profesoresha,
të dashur studentë,
Fjala “universitet” është më shumë se fjalë – ajo është simbol i njohurisë, themel i progresit dhe amanetit të brezave të cilët ia kanë ndriçuar rrugën mendimit njerëzor. Në këtë fjalë kumbojnë zërat e të kaluarës, thyhen sfidat e të tashmes dhe rrezatojnë shpresat për të ardhmen.
Festojmë 45 vjetorin e ekzistencës së Universitetit “Shën. Klimenti i Ohrit” – Manastir, por edhe 100 vjetorin e Institutit në Prilep. Ky institucion është institucion i cili me misionin e vet i zgjeron horizontet e njohurive, i inspiron mendjet e të rinjve dhe qëndron si themel i arsimit, shkencës dhe kulturës në rajoni Jugperëndimor, por edhe shumë më gjerë. Jubileu i sotshëm është dëshmi për katër dekada e gjysmë të mbushura me mund, por edhe me vizion dhe përkushtim.
Shën. Klimenti, jo rastësisht Universiteti e mban emrin e tij. Në çdo shkronjë të tij janë gdhendur shekujt që dëshmojnë për qëndrueshmërinë tonë dhe për përkushtimin tonë ndaj arsimit si qëllim i lartë.
Themeluar në vitin 1979, si universiteti i dytë në Maqedoni, Universiteti “Shën. Klimenti i Ohrit” – Manastir lindi nga ideja se njohuria duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve, se drita e arsimit duhet t’i arrijë të gjitha këndet e atdheut tonë. Manastiri, me historinë e vet të thellë dhe shpirtin kozmopoliten, u bë shtëpi e këtij Universiteti, por degët e tij shpërhapen shpejt edhe drejt Prilepit, Ohrit, Kërçovës, Velesit dhe Shkupit.
Ky institucion nuk është shpërhapur gjeografikisht, por është i pasur edhe në aspektin kulturor, shkencor dhe shpirtëror. Nëpërmjet dhjetë fakulteteve të tij, shkollës së lartë profesionale dhe Institutit Shkencor të Duhanit, Universiteti është bërë më shumë se një qendër arsimore – është bërë nxitës i zhvillimit ekonomik dhe social në Rajonin Jugperëndimor.
Por krenaria e këtij Universiteti nuk qëndron vetëm në programet apo kërkimin shkencor të tij. Ajo mishërohet te studentët dhe profesorët, në punën, ambicien dhe përkushtimin e tyre. Studentët janë frymëzuesi më i madh i këtij institucioni, nxitës i ecurisë së tij dhe rojtarë të misionit të tij. Suksesi i tyre pasqyron suksesin e Universitetit dhe rruga e tyre është misioni ynë i shenjtë – t’i përgatisim për botën, t’i pasurojmë me njohuri, vlera dhe vizion.
I përgëzoj përzemërsisht nëntë studentët më të mirë, shkencëtarin e ri më të suksesshëm, shkencëtarin më më të suksesshëm dhe shkencëtarin më të mirë. Për mua, këto çmime nuk janë vetëm simbol suksesi, por edhe trashëgimi për ata që vijnë pas tyre – se dija nuk është vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi.
Si profesoreshë me përvojë shumëvjeçare, them shpesh se nuk ka investim më të mirë se dija dhe edukimi. Kurse si Presidente e ndjej si detyrë përgjegjësinë për ofrimin e arsimit cilësor.
Universiteti “Shën. Klimenti i Ohrit” – Manastiri është pjesë përbërëse e mozaikut të aspiratave tona, pjesë që ndriçon rrugën drejt ndërtimit të një shteti të begatë, të bazuar në themelet e dijes dhe rritjes shpirtërore. Duke folur për arritjet dhe veprat e tij shkencore dhe akademike që frymëzojnë, që meritojnë admirim dhe respekt – e gjithë kjo më mbush me krenari dhe guxim. Nga arritjet lokale, si fitimi i Unazës prestigjioze të Inxhinierisë për vitin 2023, deri te vlerësimet vezulluese ndërkombëtare, ky universitet e shkruan vlerën e tij nëpërmjet rangut të arsimit të lartë cilësor dhe bashkësisë akademike të frytshme.
Shën. Klimenti, shpirti i të cilit jeton në çdo cep të këtij institucioni, do të donte jo vetëm që të festohej vepra e tij, por të vazhdonte misioni i tij. Të krijojmë, të mësojmë, të transmetojmë, të kultivojmë shkrim-leximin, të zgjerojmë njohuritë, të frymëzojmë brezat e ardhshëm që të ndryshojnë botën e shëmtuar.
Prandaj, Universiteti “Shën. Klimenti i Ohrit” – Manastir nuk është vetëm rojtar i së kaluarës, por edhe simbol i së ardhmes – që mishëron etjen e palodhshme për dije, krijimtari dhe risi, bashkon urtësinë shekullore me kërkimin e horizonteve të reja, ku dija dhe iluminizmi janë udhërrëfyes të përparimit njerëzor dhe konfirmim i zhvillimit të përhershëm shpirtëror e kulturor. Nëpërmjet 48 programeve universitare, 57 pasuniversitare dhe 20 të doktoraturës, ju po krijoni breza të përgatitur për sfidat e së sotmes dhe së nesërmes. Nëpërmjet qendrave të tij kërkimore, si Instituti i Kulturës së Vjetër Sllave dhe Instituti Hidrobiologjik, Universiteti lidh trashëgiminë tonë kulturore dhe natyrore me arritjet bashkëkohore shkencore.
Anëtarësimi në rrjetet akademike ndërkombëtare dhe Shoqata e Universiteteve Evropiane, së bashku me renditjet prestigjioze në listat prestigjioze, e përforcojnë vendin tuaj, vendin e Universitetit “Shën. Klimenti i Ohrit” – Manastir në skenën akademike botërore. Si universiteti i dytë maqedonas që merr këtë mirënjohje, menjëherë pas Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij”, e kam fjalën për Times Higher Education që u përmend, por edhe si i pari dhe i vetmi nga vendi në kategorinë e zhvillimit të qëndrueshëm, paqes, drejtësisë dhe institucioneve të forta. Ju meritoni respekt. Midis arritjeve të shumta bie në sy marrja e çmimit të parë për punimin më të mirë shkencor në fushën e bioteknologjisë, i cili iu dha një studenti i UKLO-së në Konferencën Ndërkombëtare të Studentëve. Ky triumf është dëshmi e ekselencës akademike, e frymës novatore që ushqen Universiteti, duke i kthyer studentët në ambasadorë të dijes dhe frymëzimit për brezat e ardhshëm.
Të nderuar,
Në këtë ditë kujtojmë me respekt ata që ndërtuan dhe formësuan Universitetin “Shën. Klimenti i Ohrit” – Manastir. Çdo profesor, çdo student, çdo studiues dhe i punësuar është pjesë përbërëse e kësaj historie madhështore. Pikërisht ata janë shtyllat që garantojnë se e ardhmja e UKLO-s do të jetë e ndritshme, e mbushur me mundësi dhe arritje të reja.
Emra si akademiku, Gligor Kanevçe dhe nobelistë të huaj të dalluar, si profesori i nderit Den Shehtman, janë vetëm pjesë e lavdisë shkencore dhe trashëgimisë shpirtërore të UKLO-s. Ata e mishërojnë angazhimin e tij ndaj proaktivitetit parimor, i cili e udhëheq këtë Universitet dhe krijon dhe ushqen vlera me rëndësi ndërkombëtare.
Shën. Klimenti është një nga shtyllat më të mëdha të shpirtërores maqedonase, ipeshkvi, mësuesi, shkrimtari i parë sllav dhe themeluesi i shkrim-leximit të popullit tonë. Shpirti i tij të vazhdojë të jetë dritë që do të ndriçojë rrugën tonë dhe rrugën e këtij Universiteti. Le të jetë ky institucion shembull se si tradita dhe moderniteti mund të bashkohen, sesi dija mund të jetë forcë e cila do t’i çojë shoqëritë tona përpara.
Le të mbetet fener që do të frymëzojë brezat e ardhshëm, duke i udhëhequr në rrugën e Shën. Klimentit – rrugën e dijes, urtësisë dhe lartësimit shpirtëror. Ai është mbrojtësi i gjuhës, arsimit dhe letërsisë sonë – themelet mbi të cilat mbështetet trashëgimia jonë kulturore dhe shpirtërore. Jam krenare që Shën. Klimenti është nga Ohri, kurse edhe më krenare që Ohri, vendlindja ime, është e Shën. Klimentit!
Le të vazhdojë Universitetit “Shën. Klimenti i Ohrit” – Manastir të jetë simbol i aspiratave për përparim, ruajtës i dashurisë për gjuhën, letërsinë dhe arsimin, i udhëhequr nga frymëzimi i përjetshëm i patronit të vet!
Ju faleminderit.