Takim lamtumire me ambasadoren e Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk

28 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumire e mirëpriti ambasadoren e Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve, ku është vlerësuar se ato karakterizohen nga mirëkuptimi dhe mbështetja e ndërsjellë.

Bashkëfolësit shprehën bindjen se relacionet midis dy vendeve do të vazhdojnë të përparojnë me përpjekje, përkushtim dhe angazhim të përbashkët.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si edhe për ndihmën ushtarake, politike dhe humanitare që vendi ia jep Ukrainës.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për angazhimin diplomatik ambasadoren Zadorozhnjuk dhe për kontributin në zhvillimin e marrëdhënieve maqedonase-ukrainase dhe i dëshiroi sukses të mëtejshëm në plan personal dhe profesional.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...