Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në konferencën “Ukraina – dy vjet heroizëm”

26 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën “Ukraina – dy vjet heroizëm” organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Republikën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me organizatën joqeveritare  CIVIL – Qendra për Liri, e cila u mbajt me rastin e 2-vjetorit të fillimit të invazionit rus mbi Ukrainën.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Shkëlqesitë tuaja,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur miq,

Vitin e kaluar, në të njëjtën ditë, dëshiruam që të mos ndodhë asnjëherë më që të mblidhemi që të shënojmë vitet e luftës për lirinë e Ukrainës por të festojmë çlirimin nga pushtuesi rus dhe të festojmë heroizmin e popullit ukrainas.

Për fat të keq, agresioni brutal mbi këtë shtet mik nga regjimi i Putinit po hyn në vitin e tretë të regjimit, kurse humbjet në jetët njerëzore, mundimet e miliona njerëzve nëpër të gjithë vendin, pasojat shkatërruese dhe shkatërrimet nuk po zvogëlohen.

Për këto dy vjet, ne kemi qenë dëshmitarë të gjithë çnjerëzimit të një regjimi të shkëputur nga realiteti, i cili duket se ka dalë nga kohërat më të errëta të historisë evropiane të shekullit të kaluar, në mospërputhje të plotë me realitetin e shekullit të 21-të. Kjo diktaturë personale po përpiqet jo vetëm të imponojë një revizion të historisë, por edhe të ndryshojë kufijtë e Evropës, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet juridike ndërkombëtare që garantojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Po ai regjim, i cili i shkel të drejtat dhe dinjitetin e njeriut edhe në shtetin e vet, i cili i përndjek, burgos dhe i vret përditë kundërshtarët e vet, po përpiqet të imponojë vizion për një botë në të cilën dhespotët dhe të ngjashmit me ta, do të jenë në pozitë ta përcaktojnë fatin e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Në rrugën e këtyre përpjekjeve, të ndjekura me një brutalitet të paparë, në linjën e parë të rezistencës, tashmë prej dhjetëra vjetësh është populli heroik ukrainas duke u bërë viktimë enorme dhe duke dëshmuar qëndrueshmëri dhe besim të përhershëm se e mira do ta mundë të keqen.  Prandaj, lufta për liri të cilën e bën sot Ukraina është një kauzë e drejtë në emër të një bote demokratike dhe të qytetëruar, e cila mund të vazhdojë të ndihmojë deri në çlirimin e tërësishëm të Ukrainë, sepse, thjesht, në atë luftë, ne të gjithë, nuk kemi të drejtë dështimi.

Kjo luftë është kërcënimi më i madh për paqen dhe për sigurinë evropiane, rezultati i së cilës do të ndikojë mbi rendin, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare në vitet që vijnë.  Luftë e cila do të dëshmoja se a janë harxhuar më kot, vitet e zhvillimit demokratik dhe në Evropë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë për realizimin e një ideje abstrakte apo, përsëri, demokracia është ende elastike dhe mjaft e fortë që të tregojë rezistencë ndaj regjimeve retrograde dhe autoritare dhe sfidave që i krijojnë ato.

Lufta që do të tregojë se a do të bëhet përdorimi i forcës parimi bazë që duhet të përcaktojë natyrën e marrëdhënieve midis shteteve në këtë shekull apo do të mbetet në fuqi ajo që shkruhet në Kartën e Kombeve të Bashkuara se shtetet anëtare janë të barabarta midis tyre, pavarësisht se a janë të vogla apo të mëdha. Triumfi përfundimtar i këtij parimi retrograd, i dalë nga arkivat e shekujve të kaluar, do të ishte një recetë për paqëndrueshmëri të përhershme të botës dhe një kthim në një të kaluar jo shumë të largët, kur lojërat gjeopolitike dhe interesat e të mëdhenjve ishin shumë më të forta se vullneti i lirë i popujve.

Domethënë për shkak të kësaj, investimi i të gjithë botës demokratike është i madh dhe pasojat e luftës mbrojtëse që po zhvillon sot Ukraina i tejkalojnë kufijtë e saj.

Në këtë kontekst, që në ditën e parë të agresionit, u solidarizuam dhe i bashkëndjemë vuajtjet e miliona ukrainasve. Ne ishim ndër vendet e para që ofruam ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare, një vend që kundërshtoi me zë të lartë shkeljen e pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

Pozita jonë nuk ka ndryshuar dhe dy vjet që nga fillimi i agresionit.  Së bashku me aleatët në Aleancën e NATO-s bëjmë vazhdimisht përpjekje, ndihma për Ukrainën, e cila është më se e nevojshme për të, të mis shtyhet për shkak të dinamikës së politikës së brendshme të shteteve aleate.  Sukseset e Ukrainës sot nuk varen vetëm nga vullneti dhe potencialet e armatës ukrainase, por edhe nga ndihma financiare, logjistike dhe, para së gjithash, ushtarake të cilën duhet ta marrë ajo.  Çdo kalkulim tjetër në atë kontekst do të çojë në vuajtje, shkatërrime më të mëdha në Ukrainë dhe pasiguri për të gjithë ne.

Të nderuar,

Për dy ditë, në Tiranë, do të marr pjesë në samitin “Ukraina – Evropa Juglindore” ku së bashku me kolegët e mi do të takohemi me Presidentin Zelenski, me qëllim që ta riafirmojmë pozitën tonë të qartë për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, mbështetjen për procesin e rindërtimit të pjesëve të shkatërruara dhe për nxjerrjen para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e tmerrshme duke u dhënë kështu të paktën pak ngushëllim më të afërmve të viktimave.

Me fjalë të tjera, do të japim mbështetje të tërësishme që Ukraina ta zgjedhë lirisht rrugën nëpër të cilën do të hapërojë në të ardhmen.   Nëse kjo rrugë përfshin vullnet dhe përgatitje për integrim të vendit edhe në Bashkimin Evropian edhe në NATO, atëherë ne duhet të japim mbështetje në zgjedhjen ukrainase.

Të nderuar,

Këto janë parakushtet kryesore pa të cilat nuk është i mundshëm zgjidhja e konfliktit dhe arritja e paqes së qëndrueshme dhe pajtimi kur të krijohen kushte për këtë gjë.

Nevojitet që këtë ta theksojmë në çdo rast, sepse është evidente, se nga dita në ditë nuk është i vogël numri i atyre që mendojnë se ndryshimet eventuale të pushtetit në disa shtete kyçe demokratike dhe në disa organizata gjatë këtij viti, Ukraina do të ballafaqohet me zgjedhjen që t’i lërë territoret e pushtuara si zëvendësim për paqen, çarmatimin dhe neutralitetin ushtarak.

Rezultati i tillë do të ishte në kundërshtim me vullnetin e popullit ukrainas dhe do të nënkuptojë legjitimitet të agresionit dhe të të gjitha krimeve të kryere në vitet e kaluara.  Dëshmia më e mirë se bëhet fjalë për një analizë krejtësisht të gabuar është pushtimi i Krimesë, i cili ndodhi dhjetë vjet më parë dhe që për shkak të mungesës së reagimit të botës demokratike, nuk e pengoi konfliktin e mëtejshëm, por vetëm e inkurajoi Moskën të zbatojë të njëjtin skenar agresiv në lindje të Ukrainës disa vite më vonë.

Prandaj, në prag të zhvillimit të fundit të situatës në fushën ushtarake dhe tërheqjes së ushtrisë ukrainase nga qyteti Avdeevka në pjesën lindore të vendit, vetëm uniteti i botës demokratike dhe mbështetja e fuqishme për forcat e armatosura ukrainase mund të parandalonin përparimet e mëtejshme ruse, por gjithashtu edhe të mundësojnë kthimin e territoreve deri në kufijtë e shtetit që janë njohur ndërkombëtarisht pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Duke e pasur këtë gjë parasysh, vendimi i fundit i Këshillit të BE-së për ndihmën prej 50 miliardë eurosh dhe paralajmërimi se Kongresi Amerikan mund të kapërcejë bllokadën politike dhe të hapë ndihmën prej rreth 90 miliardë dollarësh për Ukrainën, janë mënyra e duhur se si duhet të veprohet në të ardhmen.

Në këtë kontekst, fjalët e sekretarit shtetëror amerikan, se nëse Ukraina pushon së luftuari, ajo do të pushojë së ekzistuari, por nëse Rusia i ndalon sulmet, lufta do të ndalet, përshkruajnë më së miri situatën e sotme dhe zgjedhjen me të cilën përballohet populli ukrainas, i cili lufton për atdheun dhe për të ardhmen e vet.

Në këtë luftë, ne do të vazhdojmë të jemi në anën e vërtetë derisa të mbizotërojë paqja e cila do të jetë sipas vullnetit të popullit ukrainas dhe do të sigurojë stabilitet dhe prosperitet  jo vetëm në Ukrainë por edhe në kontinentin evropian.

Më lejoni t’ju falënderoj për ftesën që të mbaj fjalim në konferencën e sotshme.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....