Presidenti Pendarovski e mirëpriti drejtoreshën rajonale të OKB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Gui Jeop Son

23 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti drejtoreshën rajonale të Kombeve të Bashkuara për Evropën dhe Azinë Qendrore, Gui Keop Son.

Në këtë takim u bisedua mbi ngjarjet politike në vend, iniciativat dhe bashkëpunimin rajonal, si edhe për angazhimin e Kombeve të Bashkuara në rajon.

Presidenti Pendarovski dhe drejtoresha rajonale e OKB-së shkëmbyen mendime mbi politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbi dinamikën e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut. Në atë drejtim janë theksuar proceset reformuese, rëndësia e Strategjisë nacionale për zhvillim dhe MKD 2030, të cilat janë përpiluar dhe po zbatohen me mbështetje nga Programi për zhvillim i OKB-së (UNDP).

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i përgjithshëm me agjencitë dhe trupat e Kombeve të Bashkuara në vend, me qëllim të zbatimit të prioriteteve afatgjata zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe realizimin e suksesshëm të reformave në shumë fusha të rëndësishme.

Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe mbi pasojat e shkaktuara nga invazionit ushtarak rus mbi Ukrainën, si dhe mbi kërcënimet prej lajmeve të rreme dhe prej propagandave.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....