Presidenti Pendarovski në vizitë në zyrën e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut

24 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi zyrën e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e kësaj vizite Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorjan dhe me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Vend, Rosana Duxhak, të cilët e informuan mbi aktivitetet e përgjithshme, projektet aktuale dhe programet e UNDP-së në shumë fusha kryesore në vend.

Presidenti Pendarovski u takua edhe me të punësuarit në zyrën e UNDP-së, ku u bisedua mbi politikat rinore, procesin e krijimit të Strategjisë zhvillimore nacionale, mbi sfidat në lidhje me mjedisin jetësor dhe ndotjen e ajrit, vetëqeverisjen lokale, vetëpunësimin, si dhe mbi çështje të tjera që janë në fokusin e aktiviteteve të UNDP-së.

Presidenti e përshëndeti angazhimin e tre dhe realizimin e projekteve të shumta për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbështetjes në përmbushjen e qëllimeve strategjike të shtetit, si dhe shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm i suksesshëm me UNDP-në, duke e theksuar bashkëpunimin në suazat e përgatitjes së Kornizës zhvillimore MKD 2030, si dhe prezantimin e raporteve vjetore mbi zhvillimin njerëzor të UNDP-së në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti theksoi se Kabineti edhe në të ardhmen do të vazhdojë të bashkëpunojë aktivisht me UNDP-në dhe me agjencitë dhe organizatat e tjera të Kombeve të Bashkuara në vend.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....