Takimi i Presidentit Pendarovski me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s, Odre Azule

21 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Paris u takua me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s, Odre Azule.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut me UNESKO-n, në kontekst të 30-vjetorit të anëtarësimit tonë në këtë organizatë, si dhe mbi mundësitë për zgjerimin e tij nëpërmjet realizimit të projekteve nga fusha e kulturës, arsimit, shkencës, mjedisit jetësor, teknologjive informatike-komunikative, programeve për të rinjtë, shoqërinë qytetare dhe të drejtat e njeriut.

Presidenti Pendarovski theksoi se shteti ynë i jep rëndësi të madhe bashkëpunimit me UNESKO-n, i promovon dhe merr pjesë në aktivitetet dhe iniciativat e saj, kurse realizon bashkëpunim aktiv dhe konstruktiv me shtetet e tjera anëtare në këtë organizatë.

Presidenti Pendarovski e falënderoi drejtoreshën e përgjithshme Azule që UNESKO-ja e njeh rëndësinë e poetit maqedonas Aco Shopov dhe përfshihet në kremtimin e 100-vjetorit të lindjes së tij, duke e vlerësuar si mirënjohje e vlerave që Shopovi i ka promovuar nëpërmjet krijimtarisë së tij të pasur.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....