Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në evenimentin “Autonomia trupore – baza e të drejtave të njeriut”

10 Qershor 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska, sot mbajti fjalim në evenimentin “Autonomia trupore – baza e të drejtave të njeriut” në organizim të Fondit për popullatën e Kombeve të Bashkuara – UNFPA.

Duke folur para pjesëmarrësve dhe të ftuarve të pranishëm mbi temën “Autonomia trupore dhe shëndeti seksual dhe riprodhues nga aspekti i të drejtave të njeriut”, Gjorgievska theksoi se sigurimi i qasjes te mbrojtja shëndetësore primare, cilësore dhe gjithëpërfshirëse është primare, kurse si rezultat i çrregullimit të të drejtave seksuale dhe riprodhuese, popullata femër është nën një goditje të jashtëzakonshme dhe prandaj nevojitet mbrojtje shëndetësore përkatëse.

“Megjithatë, nuk mund të reduktohet gjithçka në zgjidhjet institucionale. Është mjaft e rëndësishme ta sensibilizojmë opinionin tonë më të gjerë mbi rëndësinë e autonomisë trupore dhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi”, tha Gjorgievska dhe shtoi se përveç zgjidhjeve ligjore duhet të punojmë intensivisht mbi ndryshimin e mentalitetit, mbi ndryshimin e vetëdijes së qytetarëve.

Sipas Gjorgievskës, pandemi me kovid-19, për fat të keq, i përkeqësoi gjendjet në të gjitha segmentet e jetesës sonë dhe shkaktoi fokusi i institucioneve, sidomos i sektorit shëndetësor të kthehet kah virusit dhe lehtësimit të pasojave.

“Megjithatë në të gjithë këtë kontekst negativ do të dëshiroj të veçoj rolin e Fondit për popullatën të Kombeve të Bashkuara si një shembull pozitiv sepse ata e intensifikuan punën e vet në kuptimin e sigurimit të ndihmës për kategoritë e lëndueshme, d.m.th. qytetarët më të moshuar, gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuara dhe gjithsesi, ndikimi mbi vetëdijen për problemet me zmadhimin e dhunës gjatë gjendjes së krizës dhe gjatë kësaj vazhdimisht e kishte dhe ende e ka mbështetjen e Kabinetit të Presidentit.  Shpresoj se pandemia së shpejti do të përfundojë dhe atëherë do të mund ta drejtojmë vëmendjen, resurset dhe energjinë ndaj nevojave të përditshme, ndaj prioriteteve të përditshme”, rekomandoi Gjorgievska.

Në evenimentin hibrid morën pjesë edhe: Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, Alana Armitazh, drejtore rajonale e UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, drejtori i UNFPA-së për Maqedoninë e Veriut, Xhon Kenedi Mosoti, atasheu për bashkëounim i ambasadës së Francës në Maqedoninë e Veriut, Zhuli Maraval dhe Elizabeta Bozhinoska, drejtore programore e HERA-s.

UNFPA është bashkudhëheqës i një prej koalicioneve të Forumit për barazi të përgjithshme – Koalicioni për autonomi trupore dhe shëndet seksual dhe riprodhues dhe të drejta, i cili është një partneriteti i ri i qeverive, pjesë e të cilit është edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shoqëria qytetare, Kombet e Bashkuara dhe sektori privat, me qëllim që të promovohen të drejtat e grave dhe vajzave.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...