Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në SHBA me rastin e pjesëmarrjes së tij në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork u takua me Natalia Kanem, drejtoreshën e përgjithshme të Fondit për Popullatën të Kombeve të Bashkuara (UNFPA).
Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin aktual midis vendit tonë dhe UNFPA-së në lidhje me krijimin e politikave për popullatën dhe për ndërmarrjen e aktiviteteve me qëllim që të përmirësohet qasja te shërbimet nga fusha e shëndetit riprodhues dhe në drejtim të parandalimit dhe për t’u përgjigjur dhunës familjare.
Presidenti Pendarovski theksoi se shteti ynë është i përkushtuar ndaj krijimit të iniciativave ligjore dhe strategjike në drejtim të përmirësimit të mundësive për punësim të grave, qasjen te shërbimet shëndetësore me cilësi të lartë në nivel nacional dhe lokal, si dhe krijim të politikave dhe buxheteve të përgjegjshëm gjinorë. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski i veçoi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për ballafaqim dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe për dhunën familjare dhe Ligjin e ri për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna mbi gratë dhe dhuna familjare të miratuar këtë vit.
Të dy bashkëfolësit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm midis UNFPA-së dhe Maqedonisë së Veriut në këtë periudhë të vështirë të pandemisë sepse rezultatet e dukshme kontribuojnë në zgjidhjen e shumë çështjeve të rëndësishme, lidhur me përparimin e të drejtave dhe shërbimeve mbi popullatën.