Fjalimi i Presidentit Pendarovski në sesionin special të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kushtuar pandemisë më Kovid-19

4 Dhjetor 2020 | Fjalimet

Zonja dhe zotërinj, Shkëlqesitë tuaja,

Pandemia me KOVID-19 edhe më tej mbetet rreziku më i madh për njerëzimin. Familjet kanë humbur anëtarë të dashur, kurse komunitetet vërtetë janë lëkundur. Kjo krizë shëndetësore është përhapur në sektorë të tjerë të shoqërive tona, ku ekonomitë tona pësojnë humbje veçanërisht të mëdha.

Me dimensionet e saj shëndetësore, ekonomike, sociale, humanitare dhe të sigurisë, pandemia ka testuar vendet tona në mënyra të papara dhe na kujtoi se sa të lidhur jemi me njëri-tjetrin. Me vuajtjet që shkakton, pandemia ka ekspozuar dobësitë sistematike dhe pabarazitë në botën tonë.

Në Maqedoninë e Veriut, virusi korona po merr tatimin e saj me jetën e njerëzve, duke ushtruar presion mbi sektorin e shëndetësisë dhe duke dobësuar ekonominë. Për të lehtësuar barrën e rëndë nga profesionistët tanë shëndetësorë, Qeveria jonë kohët e fundit shpalli gjendje krize në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një periudhë prej 30 ditësh. Kjo do të ndihmojë në përdorimin e kapaciteteve të Ushtrisë dhe burimeve të sektorit shëndetësor privat për të kontrolluar në mënyrë sa më efektive përhapjen e virusit dhe sa të jetë e mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Ky rrezik i madh gjithashtu ka hapur mundësinë që vendet dhe popujt tanë të demonstrojnë unitet, solidaritet dhe bashkëpunim shumëpalësh. Në emër të popullit maqedonas, do të doja të falënderojë Kombet e Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për udhëzimet e tyre në koordinimin e përgjigjes globale për të kontrolluar dhe kufizuar përhapjen e KOVID-19. Ne gjithashtu jemi mirënjohës të gjitha vendeve dhe organizatave që na mbështetën me pajisje mjekësore, materiale dhe këmbimin e njohurive dhe përvojave.

Pandemia është gjithashtu një sfidë morale. Ekonomia mund të pësojë, por jetët e njerëzve janë pafundësisht të çmuara, kështu që shpëtimi i jetës së njeriut duhet të ketë përparësi ndaj çdo gjëje tjetër. Njëkohësisht, përpjekjet tona për të kontrolluar përhapjen e virusit nuk duhet të jenë të dëmshme për të drejtat dhe liritë themelore. Kjo përfshin kujdesin shëndetësor dhe stimujt ekonomikë për t’u ofruar të gjithë atyre në nevojë. Duke luftuar kundër virusit korona, ne duhet të sigurojmë që të mos tolerojmë përhapjen e viruseve të racizmit, ekstremizmit, diskriminimit dhe ksenofobisë.

Një kërcënim sistemor siç është pandemia kërkon një përgjigje sistematike që përfshin veprime të menjëhershme dhe afatgjata. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar sisteme shëndetësore të forta, të menaxhuara mirë, të përgjegjshme, llogaridhënëse me fokus njeriun. Produktet shëndetësore me cilësi të certifikuar duhet të jenë në dispozicion për të gjithë.

Sigurisht, një hap i madh në drejtimin e duhur ishte krijimi i programit global të furnizimit të vaksinave COVAX, i cili duhet të sigurojë qasje të lehtë dhe të ekuilibruar te vaksinat për të gjithë njerëzit në botë.

Miq të dashur,

Më lejoni në fund të theksoj se shumë sfida do të mbesin edhe në periudhën pas KOVID-it. Rruga drejt rimëkëmbjes socio-ekonomike, madje edhe mendore do të jetë e gjatë dhe e komplikuar për shumicën prej nesh. Njerëzimi duhet të rimëkëmbet në mënyrë që të rinovojë botën në të cilën asnjë qenie njerëzore nuk do të anashkalohet.

Ju faleminderit!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....