Të nderuar bashkëqytetarë shqiptarë,
Më lejoni përzemërsisht t’ju uroj 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, njëkohësisht para se gjithash duke ju uruar shëndet të mirë dhe mirëqenie.
Më 22 Nëntori para 112 vitesh intelektualët e shquar shqiptarë nga i gjithë Ballkani u mblodhën më Manastir për të unifikuar alfabetin e gjuhës shqipe.
Pikërisht ky akt është baza e kodofikimit të gjuhës letrare shqipe dhe thelbi për zhvillimin e shtyllës kulturore dhe shpirtërore të vetidentifikimit kombëtar.
Jemi krenar që Dita e Alfabetit së Gjuhës Shqipe tashmë 14 vite është festë shtetërore me të cilën krenohen jo vetëm shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët e atdheut tonë.
Të nderuar,
Gjuha dhe kultura janë fundamentale të çdo populli, mohimi i tyre nënkupton përpjekje për asgjësimin e përkatësisë së tyre etnike. Në shekullin XXI përpjekjet e tilla nuk mund të gjejnë vend dhe janë të dështuara.
Do të doja të shfrytëzojë rastin që edhe në kohë krize të shkaktuar nga pandemia me Kovidit -19 edhe një herë apeloj të mbetemj të bashkuar, solidar dhe të përgjegjshëm dhe të mbrojmë veten, më të afërmit tanë dhe të gjithë komunitetin.
Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit së Gjuhës Shqipe.
Stevo Pendarovski