Urim i presidentit Pendarovski me rastin e festës “Shën Sava”

27 Janar 2020 | Kumtesat

 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me rastin e festës “Shën Sava”,  uroi pjesëtarët e komunitetit serb në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Të nderuar,

 

Më lejoni t’ju uroj festën “Shën Sava”- Ditën Kombëtare të Serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe t’ju dëshiroj festën ta kaloni në paqe, gëzim, lumturi dhe mirëqenie. Me veprimtarinë shpirtërore, Shën Sava la trashëgimi të përhershme mes popullit të vet serb, por fitoi respekt dhe famë mes të gjithë të krishterëve në Gadishullin Ballkanik. Biografia e tij ishte shembull për besim, përkushtim dhe qëndrueshmëri, prej ku gjenerata e gjenerata, pasues të tij, gjejnë frymëzim për jetë të plotë dhe me dinjitet.

 

Ju, pjesëtarët e komunitetit serb, me traditat dhe zakonet tuaja, historinë dhe kulturën jeni segment i patjetërsueshëm nga jeta e përgjithshme kulturore dhe shoqërore e vendit tonë. E shfrytëzoj këtë urim t’ju falënderoj për kontributin e plotë në ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëjetesën, si investim në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkëkohore dhe me prosperitet.  Le të vazhdojmë maksimalisht të punojmë në zhvillimin e atdheut tonë të përbashkët dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

 

Urime 27 Janari- Dita e “Shën Savës”

 

StevoPendarovski,


President i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....