Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës hebraike Hanukа, uroi znj. Berta Romano Nikoliç, kryetaren e Komunitetit Hebre të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të gjithë anëtarët e komunitetit hebre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
E nderuara znj. Romano – Nikoliq,
Juve dhe anëtarët e komunitetit hebre në Republikën e Maqedonisë së Veriut ju uroj festën e madhe hebraike të dritës – “Hanuka”.
Hanuka është përkujtimi i fitores ushtarake të Makabenjve me të cilën hebrenjtë mbrojtën lirinë themelore të fesë, çliruan Jerusalemin dhe duke ndezur shandanët në Menoras, sërish ndriçuan tempullin.
Por, Hanuka gjithashtu është festë e një fitoreje më të qëndrueshme shpirtërore. Populli hebre mbijetoi të gjitha shpërnguljet, persekutimet, pogromet që arritën kulmin në Holokaust, sepse ata nuk humbën shpresën. Në këtë kontekst, drita e Hanukas zgjat deri më sot.
Shpresën e kemi të nevojshme sidomos në këtë periudhë të pasigurisë globale për shkak të pandemisë me KOVID-19. Përkundër sfidave të shumta, ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri solidare, të drejtë dhe të lirë, në të cilën do të respektohet vlera e jetës njerëzore dhe diversiteti si vlerë e shoqërisë. Jam i bindur se komuniteti hebre do të vazhdojë të japë kontribut të rëndësishëm në të ardhmen tonë të përbashkët.
Duke uruar Festën e Dritës dhe Shpresës, ju uroj të gjithë anëtarëve të komunitetit hebre në vend paqe, prosperitet dhe mbi të gjitha shëndet të mirë!
Hag Hanuka Sameah.
Stevo Pendarovski