Urime me rastin e 24 Majit, Ditës së Iluministëve Sllavë Shën. Kirili dhe Metodij

24 Maj 2020 | Fjalimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dërgoi urim me rastin e festimit të 24 Majit, Ditës së Iluministëve Sllavë Shën. Kirili dhe Metodij.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Më lejoni t’ju uroj 24 Majin, Ditën e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodij. Dita kushtuar apostujve sllavë, mbrojtësit e Evropës, të cilët na lanë alfabetin, librat, por edhe një jetëshkrim të mbushur me dhënie dhe durim, me modesti, fisnikëri dhe besim të pashtershëm.

Edhe pas 11 shekujsh nga qenia e tyre në tokë, vepra e Kirilit dhe Metodit është ende e gjallë. Në shekullin 21, gjuha amtare dhe përdorimi i saj është e drejta themelore njerëzore e cila respektohet botërisht.

Nga vetë fillimi, si shtet, u përcaktuam të shohim drejt të ardhmes, duke besuar në vlerat demokratike dhe duke punuar për mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Dhe sot jemi të përgatitur të japim dorën dhe ta ndajmë vendin nën diell me të gjithë dhe me këdo, nëpërmjet respektimit të ndërsjellë, miqësisë dhe ndërtimit të të ardhmes së përbashkët në bazë të parimeve demokratike të cilat i mbështesim pa kushte.

Të nderuar,

Festat këta muajt e fundit po i festojmë më ndryshe se vitet e kaluara, të ballafaquar me sfidën dhe rrezikun nga virusi korona. Të mos lejojmë të na mposhtin frika dhe zemërngushtësia, të jemi të durueshëm dhe të qëndrueshëm si qytetarë solidarë dhe të përgjegjshëm.
Festat le të jenë inspirim dhe motivim shtesë që të qëndrojmë të disiplinuar, të kujdesshëm dhe të bashkuar që ta mundim pandeminë.

Ju uroj ta kaloni festën në paqe, qetësi dhe gëzim.

Gëzuar 24 majin, Ditën e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij!

Stevo Pendarovski
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit