Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urim dr. Kiro Stojanovit, Ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkut të Dioqezës Strumicë-Shkup, si dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian.
Në këtë urim Presidenti Pendarovski theksoi:
“Me sinqeritetin më të madh dëshiroj që festa e Ringjalljes së Krishtit sjelltë paqe, harmoni, gëzim dhe dashuri të pafund. Besoj se festa e dritës do t’i hapë zemrat tona dhe do t’i përforcojë besimin dhe shpirtmirësinë, duke na inspiruar për vepra fisnike.
Këtë vit, për fat të keq, festën do ta presim në një atmosferë pak më ndryshe, të rënduar nga kërcënimi i KOVID-19 i cili na detyron të bëjmë ndryshime edhe në shprehitë, sjelljen dhe veprimet tona. Prandaj, pikërisht tani më shumë se kurrë na nevojitet shpresë, guxim dhe besim. Por, a ka mbështetje dhe shpresë më të madhe shpirtërore sesa fitorja e Krishtit mbi vdekjen, që të jemi këmbëngulës dhe të bashkuar të dalim si fitimtarë. Prandaj drita e Pashkës së Madhe na dhëntë fuqinë dhe shpresën para tundimeve që do të na presin.
Gëzuar dhe për shumë vjet festën e madhe!”