Urimi i Presidentit Pendarovski drejtuar besimtarëve të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian

4 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urim Kiro Stojanovit, Ipeshkvit  të Shkupit dhe Eparkut të Dioqezës Strumicë-Shkup, si dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian.

Të nderuar,

Më lejoni t’Jua uroj festën më të madhe të krishterë – Pashkën e Madhe.

E shfrytëzoj këtë mundësi para së gjithash t’Ju uroj shëndet të mirë, paqe, harmoni dhe lumturi. Drita e kësaj feste i ndriçoftë zemrat dhe shtëpitë e të gjithë besimtarëve, duke i mbushur me besim dhe me shpresë për të qenë stoikë para të gjitha tundimeve dhe sfidave.

Më shumë se një vit i gjithë njerëzimi po ballafaqohet me pandeminë e kovid-19 e cila shkakton frikë dhe shqetësim. Përditshmëria jonë ka ndryshuar dhe periudha e gjatë e shqetësimit dhe e distancimit social lë pasoja të tjera. Të mos lejojmë të na mbisundojnë apatia dhe dëshpërimi, si dhe ta ruajmë optimizmin dhe ta kultivojmë spiritualizmin. Pikërisht Pashka e Madhe është festa e shpresës, e cila e feston jetën dhe fitoren e Krishtit mbi vdekjen. Shpresoj se edhe këtë vit kjo festë e madhe do të jetë frymëzim që të ngrihemi mbi të gjitha sprovat dhe fatkeqësitë. Të bashkuar, solidarë dhe të përgjegjshëm t’i tejkalojmë vuajtjet dhe frikën, si dhe të dalim fitimtarë në luftën me këtë virus tinëzar.

Për shumë vjet gëzuar festën e madhe!

Stevo Pendarovski

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...