Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 23 Majit, Ditës nacionale të Vllehve u dërgoi urim të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë vllahe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të nderuar bashkëqytetarë,
Më lejoni t’jua uroj 23 Majin, Ditën Nacionale të Vllehve dhe t’ju dëshiroj që festën ta kaloni, para së gjithash, në shëndet të mirë, të mbushur me gëzime dhe me lumturi.
Pikërisht në këtë ditë, para 116 vjetësh, vllehtë për herë të parë në Perandorinë Osmane janë njohur si popull dhe fituan mundësi për arsimim dhe shërbim fetar në gjuhën e vet amtare. Kultivimi i identitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor është proces i vazhdueshëm i cili nuk përfundon kurrë. Jemi krenarë që karakteristikat, tradita dhe zakonet e vllehve janë ndërthurur thellë në shoqërinë tonë multikulturore dhe shumetnike. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe mandej, si dhe për të gjitha bashkësitë etnike, do ta afirmojë dhe promovojë me zell historinë dhe kulturën vllahe.
Të nderuar,
Çdo qytetari ynë, si dhe çdo njeri kudo në botë, prej më shumë se një viti po ballafaqohet me rrezikun nga kovid-19, duke pasur frikë për jetën dhe shëndetin e vet dhe të më të afërmve. Me fillimin e imunizimit masiv në vendin tonë më në fund po i shihet fundi pandemisë. Të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm dhe të disiplinuar, solidarë dhe të përkushtuar, dhe që sa më shpejt të kthehemi në përditshmërinë normale.
Gëzuar 23 Majin, Ditën Nacionale të Vllehve.