Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase

23 Tetor 2020 | Kumtesat

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ju uroj 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë i kujtojmë themeluesit e lëvizjes maqedonase revolucionare, të cilët i udhëhiqnin ideale dhe parime të drejta që, në rajonin tonë, ishin para kohës së vet. Këto ishin idealet për republikë të lirë maqedonase, të bazuar në parimet e demokracisë, ku do të ketë bashkëjetesë midis bashkësive të ndryshme etnike, fetare dhe gjuhësore. Me ta u ndërlidhën ilindenasit dhe antifashistët të cilët luftuan dhe e sollën lirinë dhe shtetësinë tonë.

Sot 127 vjet më vonë, obligimi i gjeneratës sonë është që jo vetëm t’i ruajmë këto fitime të paraardhësve tanë, por edhe ta bëjmë hapin e ardhshëm. Ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut në një shtet të përparuar evropian me institucione funksionale dhe përgjegjëse, ku sundon e drejta dhe liria, si dhe me një shoqëri inkluzive.

Këtë vit, festën po e festojmë në kushte të pandemisë globale të kovid-19, e cila na rikujtoi se sa i gërshetuar është fati ynë dhe sa të lëndueshëm jemi ne njerëzit, pavarësisht nga dallimet tona etnike, fetare, politike dhe sociale. Kjo sfidë që i tejkalon dallimet tona është njëkohësisht edhe mundësi nëpërmjet solidaritetit të arrijmë pajtim qytetar i cili është kaq i nevojshëm për ne. Solidariteti duhet të bëhet përsëri virtyti ynë më i lartë individual dhe shoqëror. Vetëm nëse kujdesemi njëri për tjetrin, vetëm nëse shteti kujdeset për çdo qytetarin e vet, do të ketë shpresë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gëzuar 23 Tetorin!

Stevo Pendarovski

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....