Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 8 Prillit – Dita Ndërkombëtare e Romëve

8 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve u dërgoi urime përfaqësuesve të bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Si President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam kënaqësinë t’u dërgoj urimin tim me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ditën e fillimit të lëvizjes rome, ditë në të cilën në vitin 1971 në Kongresin e parë botëror rom u vendos se romët kanë flamurin, himnin, gjuhën, kulturën e vet dhe se zyrtarisht quhen romë. Me këtë urim dua të tregoj respektin tim për kontributin tuaj në ndërtimin dhe ruajtjen e atdheut tonë si pjesë e armatës, policisë, institucioneve arsimore, institucioneve shëndetësore, biznesit dhe ekonomisë, të drejtës dhe drejtësisë, administratës, diplomacisë, politikës, sektorit qytetar. Si edhe deri më tani, të gjithë së bashku jemi pjesë e luftës së përditshme që të sigurojmë jetë cilësore dhe dinjitoze për të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut pa dallim të përkatësisë gjinore, etnike, fetare, politike apo përkatësie tjetër.

Të nderuar,

Jo vetëm sot, por edhe në të gjitha ditët e tjera të vitit, si shtet nuk duhet të harrojmë sfidat dhe nevojat e romëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë në shoqërinë tonë multikulturore. Të gjithë së bashku kemi një obligim të madh ta përmirësojmë integrimin e romëve, të krijojmë shoqëri ku diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes do të mbeten në të kaluarën dhe do t’i respektojmë të drejtat e njeriut të të gjithë qytetarëve të atdheut tonë. Haptas e jap mbështetjen time për një ambient ku të gjithë kreatorët e politikave, institucionet dhe qytetarët, do të dëshmojnë proaktivitet për zgjidhjen e problemeve me të cilat po ballafaqoheni dhe të gjithë së bashku do ta përmbushim detyrën tonë dhe do t’i shfrytëzojmë në maksimum kapacitetet dhe kompetencat tona në këtë drejtim.

Shtyllë e stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit tonë, si shoqëri multietnike është fakti që jemi së bashku në këtë luftë dhe do ta ndërtojmë së bashku rrugën për realizimin e të drejtave dhe obligimeve të barabarta para ligjit për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

E gëzofshim 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve!
Bahtalo о 8. April sa e Romenge!

Stevo Pendarovski
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....