Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u dërgoi urim përfaqësuesve të bashkësisë boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të nderuar bashkëqytetarë,
Në emrin tim dhe në emrin e të gjithë qytetarëve tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të desha sinqerisht t’ju uroj 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, dhe ju dëshiroj shëndet të mirë, sukses dhe mirëqenie.
Së bashku me bashkësitë e tjera etnike edhe bashkësia boshnjake sinqerisht dhe pa kursim e jep kontributin e vet në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore në vendin tonë, duke kontribuuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë. Jemi krenarë që respekti, uniteti dhe nderimi i diversitetit janë fuqia e atdheut tonë të përbashkët. Edhe mandej si shtet do të vazhdojmë t’i plotësojmë standardet më të larta në mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor dhe fetar të qytetarëve tanë dhe me përkushtim do të punojmë mbi kultivimin dhe promovimin e kulturës dhe traditës boshnjake.
Të nderuar,
Do të desha ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe të apeloj në një periudhë kur na pret dhe vala e dytë e pandemisë me kovid-19 të qëndrojmë të bashkuar, solidarë dhe përgjegjës dhe të mbrojmë vetveten, më të afërmit dhe të gjithë bashkësinë. Besoj se edhe nga kjo betejë, të cilën e udhëheq i gjithë njerëzimi, do të dalim fitimtarë dhe shumë shpejt do të kthehemi në përditshmërinë normale, të motivuar që të punojmë së bashku që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë demokratike, moderne dhe me prosperitet.
Gëzuar 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve.
Stevo Pendarovski