Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve

28 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u dërgoi urime përfaqësuesve të bashkësisë boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të nderuar përfaqësues të bashkësisë etnike boshnjake,

Gëzuar 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Në shtëpinë tonë të përbashkët, Republika e Maqedonisë së Veriut, prej një dekade e gjysmë festohet me krenari kjo ditë e rëndësishme si simbol i historisë dhe kulturës, traditave dhe folklorit të pasur të përfaqësuesve të etnikumit boshnjak. Pikërisht me specifikat dhe këndvështrimet e veta, boshnjakët zënë një vend të rëndësishëm në të gjitha veprimtaritë shoqërore në atdheun tonë, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke e pasuruar mozaikun e vyeshëm të kulturave dhe traditave të ndryshme.

Të dashur bashkëqytetarë boshnjakë,

Falë kontributit tuaj dhe të të gjitha bashkësive të tjera etnike, Republika e Maqedonisë së Veriut mund të lëvdohet se është shembull për një shoqëri funksionale shumetnike. Qofshin bashkëjetesa jonë, e përbashkëta dhe respekti investim në ndërtimin e një shteti stabil, ekonomikisht të zhvilluar dhe me prosperitet. Të bashkuar t’i kalojmë të gjitha kërcënimet shëndetësore, ekonomike dhe politike të cilat qëndrojnë pezull mbi atdheun tonë dhe mbi ne si individë. T’i kapërcejmë të gjitha pengesat dhe t’i tejkalojmë të gjitha tundimet, duke synuar një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme.

Më lejoni, edhe njëherë, t’ju uroj 28 Shtatorin, Ditën ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe t’ju uroj shëndet të mirë, gëzime, lumturi dhe bereqet.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....