Select Page

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festave të fundvitit

31 Dhjetor 2019 | Fjalimet, Kumtesat

novogodisna cestitka

Qytetarë të nderuar,

Në prag të festave të vitit të ri dhe të Krishtlindjeve dëshirojmë paqe dhe mirëqenie në shtëpinë tonë si dhe shëndet, lumturi dhe respekt në familje. Ne të gjithë jemi një familje e madhe e cila ka një shtëpi të përbashkët – ky është shteti ynë i përbashkët.

Dëshirojmë, në vitin 2020 në shtëpinë tonë të përbashkët të mbizotërojë paqja dhe qetësia që cilat do t’i arrijmë nëpërmjet pajtimit qytetar të bazuar në drejtësi dhe vërtetësi. Pajtim të vërtetë do të kemi atëherë kur të gjithë ne që jetojmë në këtë shtet do të jemi qytetarë të barabartë, me të drejta dhe obligime të barabarta. Sundimi i të drejtës dhe drejtësisë do të na i kthejë jo vetëm besimin tek institucionet, por edhe besimin e ndërsjellë.

Ju uroj të gjithëve paçi shëndet. Por, të mos harrojmë se shëndeti ynë personal varet më shumë nga shëndeti i mjedisit tonë jetësor, nga ajri të cilin e marrim, nga uji që pimë. Pasojat e ndotjes i ndiejmë të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, ideologjike, sociale apo e gjeneratës. Dhe pikërisht prandaj duhet t’i lëmë dallimet anash dhe ta zgjidhim së bashku këtë problem të madh.

Në fund, ju dëshiroj të kini më tepër respekt për prindërit, për familjen, miqtë, por të keni respekt edhe për fqinjin, bashkëqytetarët, vendin. Besoj se nuk ka njeri që ka lindur këtu, a të mos e dojë vendin e vet. Po, për shkaqe të shumta, një pjesë të arsyetueshme, shteti nuk jep gjithmonë aq sa merr prej qytetarëve të vet dhe aq saç meritojnë ata. Dhe prandaj gjithnjë edhe më pak njerëz dëshirojnë të mbeten këtu.

Nëse duam që të rinjtë të jetojnë këtu, atëherë, prej tani, të gjithë ne, politikanët përgjegjës, duhet të punojmë me një angazhim dyfish më të madh për një shtet demokratik dhe për një shoqëri të lirë, humane dhe solidare. Shoqëri ku çdokush do të ndihet i vlefshëm në mënyrë të barabartë dhe i pranuar me dinjitetin e vet të lindur njerëzor.

Të nderuar qytetarë,

Të gjithë ju jenë të rëndësishëm për vendin në mënyrë të barabartë. Prindër dhe fëmijë, arsimtarë dhe nxënës, punëtorë dhe pensionistë, bujq dhe gazetarë, doktorë dhe infermierë, artistë, sportistë, aktivistë qytetarë, ushtarë dhe policë. Të gjithë ju, të gjithë ne, jemi pjesë e të njëjtës familje. Prandaj, t’i lëmë ndarjet, të respektojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu dëshirat tona për një jetë më të mirë do të bëhen realitet. Vetëm kështu ndërtohet shtëpia e përbashkët e njerëzve të lumtur dhe harmonikë, të cilët me shpresë do ta shohin të ardhmen e vet këtu, në atdheun e vet.

Qoftë i lumtur dhe me bereqet viti i ri 2020!

Kremtimi i 2 Gushtit, Ditës së Republikës, Ilinden

Kremtimi i 2 Gushtit, Ditës së Republikës, Ilinden

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, Ilinden, sot vendosi lule të freskëta pranë Qendrës Memoriale KAÇKM – Pelince. Delegacione nga Kabineti i Presidentit, sot ishin pjesë të...

Pin It on Pinterest