Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festave të Vitit të Ri

31 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festave të Vitit të Ri i uroi qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dashur bashkëqytetarë,

Ju uroj që viti që vjen të jetë më i mirë dhe më i qetë. Në vitin që kaloi ishim dëshmitarë të sfidave ekonomike, energjetike dhe të sigurisë të cilat e zmadhuan pabarazinë dhe e zmadhuan frikën për stabilitetin afatgjatë.

Megjithatë, vitin e kaluar ishim dëshmitarë edhe të humanizmit të njerëzve me vullnet të mirë të cilët edhe përkrah nevojave të veta u kujdesën edhe për nevojat e të tjerëve. Këta heronj të solidaritetit dhuruan ushqim, veshje dhe medikamente dhe e dhuruan kohën dhe kujdesin e vet që t’i mbështesin ata të cilët kanë më shumë nevojë për ndihmë. Shumë prej tyre avokuan aktivisht për drejtësi sociale dhe për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë. Duke na e kthyer shpresën tek e mira e përgjithshme, ata na rikujtojnë se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe se jemi përgjegjës për njëri-tjetrin.

Shteti është shtëpia të cilën mund ta ndërtojmë vetëm së bashku, të bashkuar rreth vizionit për një shoqëri humanitare, të drejtë dhe me prosperitet ku do të ketë vend për të gjithë. Që ta arrijmë qëllimin e përbashkët të cilin e synojmë që në fillim të pavarësisë maqedonase, na nevojitet përkushtim dhe shpresë se do të bëhet më mirë.

Në Vitin e Ri 2023, ju dëshiroj gëzim në zemër, paqe në shpirt dhe shpresë në jetë, kurse me to edhe shumë shëndet dhe sukses në çdo fushë.

Gëzuar Vitin e Ri 2023!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....