Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajram, u dërgoi urime kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Haxhi Hfz. Shaqir efendi Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Më lejoni të gjithë qytetarëve me fe islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’u dërgoj përgëzimet më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ju uroj ditët festive t’i kaloni në harmoni dhe mirëqenie duke i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, mbështetje dhe mirëkuptim. Kurban Bajrami, festa e cila bazohet mbi solidaritetin dhe bujarinë, le të jetë nxitje për të gjithë qytetarët për tejkalim të përbashkët të sfidave në shoqërinë tonë shumetnike.
Në shpirtin e festës së Kurban Bajramit, të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin tonë mbi themelet e mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe kujdesit për tjetrin.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Stevo Pendarovski