Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Shfaqja e Perëndisë – Bekimi i ujit, i dërgoi urime Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justiniana Primas, z.z. Stefan.
I nderuar z.z. Stefan,
Kam kënaqësinë e veçantë dhe nderin Juve personalisht dhe anëtarëve të Sinodit të Shenjtë, murgjve dhe priftërisë së shenjtë, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, t’jua uroj festën e madhe të krishterë Shfaqja e Perëndisë – Bekimi i ujit dhe t’ju uroj ta kaloni me shëndet të mirë, të mbushur me gëzim dhe me lumturi.
Këtë vit, për fat të keq, Shfaqjen e Perëndisë – Bekimin e ujit po e festojmë në rrethana jo të përditshme, të shkaktuara nga pandemia e kovid-19, e cila rrezikoi jetën, shëndetin, mirëqenien tonë, por shkaktoi edhe rishqyrtim të vlerave dhe besimeve tona. Megjithatë, edhe pa tubime të mëdha pranë ujërave tanë, si dhe me të gjitha restrikcionet e tjera në përputhje me protokollet e sigurisë, përsëri do ta dëshmojmë sekretin e shenjtë të pagëzimit. Përsëri do t’i mbushim zemrat tona me besim, shpresë dhe me dashuri.
Në këto kohë të vështira dëshiroj që kjo festë e madhe të jetë mbështetje shpirtërore për ne që të mbetemi solidarë, të durueshëm, të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për të gjithë qytetarët tanë.
E gëzofshim dhe qoftë e përjetshme festa e madhe e krishterë!
Perëndia u shfaq!
Stevo Pendarovski