Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Hyjëlindëses Mari, i uroi të gjithë besimtarët e fesë ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëqytetarë të nderuar të fesë ortodokse, gëzuar festën e madhe të krishterë, Fjetja e Hyjëlindëses Mari. Uroj që kjo festë të kalojë para së gjithash në shëndet të mirë, plot dashuri, lumturi dhe gëzime.
Për fat të keq si edhe vitin e kaluar dhe tani duhet të festojmë në rrethana të ndryshuara, duke i respektuar të gjitha rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga pandemia kovid-19. Duke u ballafaquar me kulmin e valës së katërt të jemi të përgjegjshëm dhe të disiplinuar. T’u dhurojmë dashuri të afërmve, duke pasur respekt të veçantë për prindërit, kurse mirëkuptim dhe pranim për fëmijët.
Të mos lejojmë asgjë që të na e lëkundë besimin dhe optimizmin tonë dhe t’i ruajmë vlerat dhe bindjet tona pa dallim me vështirësitë me të cilat ballafaqohemi.
Të bashkuar të vazhdojmë shpërhapim dashuri dhe mirëkuptim, duke hapur zemrat për të gjithë.
Gëzuar për shumë vjet festën.