Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Hyjlindëses Mari

28 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë, Fjetja e Hyjëlindëses Mari, u dërgoi urime Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Më lejoni Juve personalisht, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve, murgjve dhe klerikut të nderuar, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, t’jua uroj festën e madhe të krishterë, Fjetja e Hyjëlindëses Mari.

Duke festuar një nga festat më fisnike dhe më të larta, Fjetja e Hyjëlindëses Mari, nëpërmjet të cilës dërgohen mesazhe thelbësore nga kohët e lashta dhe deri në ditët e sotme, është e rëndësishme të rikujtojmë se Hyjëlindësja Mari, Nëna e Zotit është paradigmë e asaj pas së cilës gjurmon njeriu modern: dhembshuri, kujdes, guxim, stoicizëm, empati, dashuri.

Kjo festë e madhe na dëshmon, gjithashtu, se çdo tundim duhet ta tejkalojmë së bashku dhe individualisht në qetësi.

Duke e uruar festën e Fjetjes së Hyjëlindëses Mari dëshiroj të rikujtojmë se vetëm me dashuri dhe guxim siç e shohim në imazhin e Nënës së Zotit mund të hapërojmë në jetë. Gëzuar për shumë vjet festën.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit