Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Hyjlindëses Mari

28 Gusht 2020 | Kumtesat

Të nderuar bashkëqytetarë,

Më lejoni, me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Hyjlindëses Mari, të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse t’u dërgoj urimet e përzemërta me dëshirë të sinqertë që këtë festë ta kalojnë në mirëqenie dhe shëndet, të mbushur me dashuri dhe me harmoni.

Si një nga festat më të rëndësishme të Nënës së Zotit, Fjetja e Hyjlindëses Mari festohet me një gëzim të veçantë në katedralet dhe në shtëpitë e besimtarëve. Në festimet e mëdha, të cilat tradicionalisht organizohen për këtë festë, besimtarët e ndajnë tryezën dhe gëzimin me të afërmit dhe tregojnë kujdes dhe solidaritet. Për fat të keq, meqenëse jemi akoma në kulmin e pandemisë me kovid-19 që është një kërcënim i madh për jetën tonë dhe për shëndetin tonë, këtë vit do të duhet ta festojmë këtë festë me përgjegjësi dhe të disiplinuar, duke i zbatuar të gjitha rregullat dhe rekomandimet. Besoj se përditshmëria dhe mënyra e ndryshuar e praktikimit të fesë sonë nuk do ta lëkundin besimin dhe gjendjen shpirtërore, por përkundrazi do t’i zmadhojë ato.

Të vazhdojmë të ndihmojmë të afërmit në çdo rast dhe të krijojmë paqe në zemrat tona duke shpërhapur kthjelltësi dhe optimizëm.

Për shumë vjet gëzuar festën!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....