Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe

16 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urime kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, si dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emil Zaevit dhe përfaqësuesve të Kishës Evangjeliste-Metodiste në shtet.

Të nderuar,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju uroj festën e madhe të krishterë – Pashka e Madhe dhe t’ju uroj ditët e festës t’i kaloni në gëzim dhe lumturi, të mbushura me harmoni dhe mendim të mirë.

Festa e fitores së Krishtit mbi vdekjen ka një vend të veçantë në zemrën e çdo të krishteri dhe inspiron besim, shpresë dhe dashuri. Dëshiroj që këto ditë të festës t’u përkushtohemi më të afërmve dhe të dhurojmë buzëqeshje, kthjelltësi dhe optimizëm. Të kontribuojmë bashkërish në prosperitetin, përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë.

Shpresoj sinqerisht se Pashka e Madhe do të na sjellë mendime të mira, optimizëm dhe inspirim për të bërë vepra të mira dhe të ndihmojmë të gjitha ata që cilët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje pa dallim nga përkatësia fetare ose etnike. Të futim dritën dhe ngrohtësinë në jetët tona duke projektuar dhe duke iu kundërvënë të gjitha krizave, problemeve dhe tundimeve.

Krishti u ngjall!

Stevo Pendarovski  

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....