Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe

18 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urime kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan, të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare në Kishën Evangjeliste-Metodiste, Emil Zaevit dhe përfaqësuesve të Kishës Evangjeliste-Metodiste në shtet.

“Ju uroj me gjithë zemër që festën e Ringjalljes së Krishtit ta kaloni me shëndet të mirë, paqe, lumturi dhe dashuri të pakufishme. Festa e dritës na i haptë zemrat tona dhe i përforcofshim besimin dhe optimizmin tonë, duke na motivuar për vepra të larta, shpirtërore dhe fisnike. Festimi i Pashkës së Madhe këtë vit na vjen në një periudhë kur e gjithë bota po ballafaqohet me një nga kërcënimet më të mëdha të njerëzimit. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të disiplinuar, duke i ndërmarrë të gjitha masat për kujdesi dhe duke i respektuar të gjitha rekomandimet në luftën me Kovid-19. Pikërisht fitorja e Krishtit mbi vdekjen qoftë inspirim dhe shpresë për ne që të jemi këmbëngulës para sfidës dhe të dalim fitimtarë. Drita e Pashkës së madhe na dhëntë fuqi dhe besim para tundimeve me të cilat ballafaqohemi”, thuhet në urimin e Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....