Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës Shën. Sava

27 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës Shën. Sava u dërgoi urime përfaqësuesve të bashkësisë serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar qytetarë të bashkësisë serbe,

Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj ditën nacionale të serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Shën. Sava dhe t’ju dëshiroj që këtë festë të madhe ta kaloni në harmoni, gëzim dhe lumturi.

Festimi i Shën. Savës është urë për lidhjen tonë kulturore me Republikën fqinje të Serbisë, por edhe pjesë e rëndësishme e mozaikut multikulturor dhe multietnik maqedonas.

Do të dëshiroja me këtë rast t’i falënderoj të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kontributin e tyre në të gjitha sferat e jetesës shoqërore dhe në ndërtimin e atdheut të përbashkët demokratik dhe me prosperitet të të gjithëve.

Gëzuar 27 janarin Ditën e Shën. Savës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...