Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

10 Prill 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu.

I nderuar Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu,

Më lejoni, Juve personalisht dhe anëtarëve të Riasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së Ramazan Bajramit.

Festa e madhe e shënoi përfundimin e agjërimit tridhjetëditor nga mëngjesi deri në mbrëmje, ku çdo mysliman përveç se prej ushqimi dhe pijes heq dorë edhe nga mendimet dhe veprat e këqija, duke iu përkushtuar lutjeve dhe shpirtërores. Si një nga shtyllat e islamit, Ramazani është muaji i mirësisë, mishërimit, dashurisë dhe faljes. Pikërisht në frymën e festës, jo vetëm në tri ditët aktuale të festës por edhe gjatë gjithë vitit të jetojmë në paqe dhe në harmoni, të jemi solidarë dhe të sjellshëm, të mbushur me lumturi dhe me gëzime.

Të gjithë të bashkuar të shkëmbejmë me të dashurit tanë, me fqinjët tanë më të afërm dhe më të largët, vizion për mirëqenie, prosperitet dhe zhvillim të atdheut tonë të përbashkët.

Gëzuar Ramazan Bajramin!

Stevo Pendarovski

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit