Urimi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e 23 Majit, Ditës Nacionale të Vllehve

23 Maj 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 23 Majit, Ditës Nacionale të Vllehve, u dërgoi urime të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë vllahe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kam nderin e veçantë t’ju uroj 23 Majin, Ditën Nacionale të Vllehve. Në këtë ditë, në vitin 1905 sulltani Abdul Hamid II e nxori dekretin me të cilin në suazat e Perandorisë Osmane janë njohur të drejtat nacionale të vllehve dhe u mundësua hapja e shkollave në gjuhën vllahe si një hap i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së vetëqenies së tyre etnike dhe kulturore. Pas 115 vjetësh nga ky akt, përfaqësuesit e bashkësisë vllahe, pikërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e realizojnë të drejtën qytetare dhe politike, duke i gëzuar të gjitha të drejtat si edhe bashkësitë e tjera etnike duke e përforcuar kështu identitetin e vet etnik, gjuhësor dhe kulturor. Vendi ynë me të drejtë mund të krenohet me kontributin e përfaqësuesve të bashkësisë vllahe në rrjedhat shoqërore dhe në të gjitha segmentet e jetës së përditshme. Shoqëria jonë multietnike dhe multikulturore nuk është rezultat vetëm i dispozitave ligjore, standardeve dhe praktikave. Ky është reflektim i kuptimit të ndërsjellë, bashkësisë dhe respektit ndaj të gjithë qytetarëve tanë.

Të nderuar,

Si edhe e gjithë bota, ashtu edhe atdheu ynë i përbashkët, Republika e Maqedonisë së Veriut, po ballafaqohet me pandeminë e kovid-19 e cila pa mëshirë po merr jetë njerëzish dhe po lë pasoja të thella shëndetësore, financiare dhe sociale. Si dhe në të gjitha trazirat historike, kështu edhe tani do të mbetemi të bashkuar, solidarë dhe përgjegjës dhe të mbrojmë vetveten, më të afërmit tanë dhe të gjithë shoqërinë. Nuk dyshoj se me vullnet të fortë, përkushtim, disiplinë dhe kujdes do të dalim së shpejti si fitimtarë para armikut të padukshëm i cili nuk dallon as përkatësi racore, etnike, fetare, gjinore, ekologjike apo çfarëdo lloj përkatësie tjetër.

Gëzuar 23 Majin, Ditën Nacionale të Vllehve!

Stevo Pendarovski
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....