Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përcolli urimet për të krishterët të cilët i festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian.
Të nderuar,
Më lejoni që të gjithë pjesëtarëve të besimit të krishterë që festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian, t’ua uroj festën e madhe krishtere të Krishtlindjes. Dëshiroj që dita e Lindjes së Krishtit të na sjellë lumturi, shëndet, gëzim dhe ta përforcoj besimin dhe shpresën tonë për një të nesërme më të mirë. Pikërisht në ditët e festës që pritet me më të afërmit dhe kur shtëpitë e zemrat tona janë përplot dritë dhe ngrohtësi, të përhapim dashuri dhe harmoni në familjet tona, por edhe të kujdesemi dhe tu zgjatim dorën të gjithë atyre që kanë nevojë materiale dhe shpirtërore.
Urime Lindjen e Krishtit!
Stevo Pendarovski
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut