Takimi i Presidentit Stevo Pendarovski me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Llajen

26 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u fol mbi vijimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe për fazat e mëtejshme të negociatave, për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos në ndikimin e agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën dhe pasojat ekonomike dhe energjetike të cilat po i shkakton ky agresion.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski u informua mbi pakon për mbështetjen energjetike të Komisionit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të blerjes së përbashkët të energjesëve me shtetet e BE-së. Duke e theksuar rëndësinë e solidaritetit evropian, ai e përshëndeti ndihëm për sigurim të stabilitetit energjetik në vendin tonë, i cili do të ndikojë në lehtësimin e pasojave të krizës energjetike.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski e përshëndeti nënshkrimin në gjuhën maqedonase të Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitete operative zbatuar nga Agjencia për roje evropiane kufitare dhe bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (FRONTEKS), me të cilën mundësohet mbrojta më e mirë e kufijve dhe e sigurisë së qytetarëve maqedonas dhe qytetarëve të BE-së, nëpërmjet shpërndarjes së shpejtë të nëpunësve të huaj policorë dhe pajisjes.

Në lidhje me eurointegrimet, Presidenti Pendarovski theksoi se po bëhen përpjekje maksimale nga të gjitha institucionet për përfundim të suksesshëm të procesit të skriningut, si hapi i parë në procesin e negociata dhe se vendi është i përgatitur për plotësimin e reformave në kapitujt kryesorë. Në këtë drejtim, ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe tha se dinamika e takimeve e afirmon përkushtimin dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të ndikojë pozitivisht mbi proceset e përgjithshme politike dhe agjendën reformatore, si edhe mbi eurooptimizmin në shoqëritë tona.

Presidenti Pendarovski e informoi kryetaren Fon der Lajen, se së shpejti do të dërgohet edhe ambasador i ri në misionin e përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....