Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla Fon der Lejen, e cila është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për këtë vizitë dhe për angazhimin personal të Kryetares së Komisionit Evropian dhe për përkushtimin për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi ngjarjet më të reja lidhur me integrimin tonë evropian dhe konstatuan se fillimi i negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian do ta intensifikojnë procesin reformues dhe do të mundësojë përparim ekonomik dhe social.
Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes së Komisionit Evropian në kontekstin e solidaritetit evropian për përfshirje të rajonit në të gjitha iniciativat e udhëhequra nga Bashkimi Evropian, si edhe për lehtësimin e pasojave të pandemisë kovid-19.
Bashkëfolësit biseduan edhe mbi ngjarjet aktuale në rajon si dhe mbi planin ekonomik-investues të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.