Presidenti Pendarovski e dha mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2021

25 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në ceremoni në Kabinetin e Presidentit, sot e dha mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2021.

Mirënjohja jepet si nxitje e mendimit shkencor-kërkimor dhe punës artistike të të rinjve në shtetin tonë.

Në kategorinë “Shkencëtari i ri më i mirë në shkencat shoqërore” mbartës i mirënjohjes është dr. Viktor Stojkoski, kurse si Shkencëtari i ri më i mirë në shkencat humane është zgjedhur mr. Ivan Antonovski.

Si shkencëtari i ri më i mirë në shkencat matematikore-natyrore dhe teknike është zgjedhur dr. Andrej Risteski, kurse si shkencëtarja e re më e mirë në shkencat mjekësore është përzgjedhur dr. Gordana Georgieva.

Në kategorinë “Talent i ri” mbartës të mirënjohjes janë Makedon Dimitrovski, nxënës në klasën e tretë në shkollën fillore “Liria” nga Tetova dhe gjimnazisti Aleksij Tasiq.

Mirënjohje për arritje të suksesit të veçantë dhe për afirmim të inkluzionit mori Nina Kostova, kurse si artistja e re më e mirë është përzgjedhur Natalija Teodosieva.

Në fjalimin e vet në këtë ceremoni Presidenti Pendarovski tha se si përfaqësues të brezit të ri të intelektualëve maqedonas, këta të rinj janë pjesë e pakicës kreative e cila ka potencial të bëjë hapa të rëndësishëm në fushat e veta.

“Këta të rinj të suksesshëm janë shembull pozitiv për moshatarët e vet, por edhe për brezat që do të vijnë. Rruga e tyre drejt suksesit nuk është aspak e lehtë, sepse kërkon vazhdimisht kohë dhe përkushtim. Dhe prandaj nga shteti duhet të vlerësohen dhe të shpërblehen si duhet. Domethënë, pikërisht ky është qëllimi kryesor i mirënjohjes “Të rinj të suksesshëm” – ta nxitë punën shkencore, kërkimore dhe kreative të të rinjve”, tha Presidenti Pendarovski.

“Por me këtë mirënjohje duam të arrijmë edhe diçka tjetër, jo më pak të rëndësishme, kurse ky është zvogëlimi i shpërnguljes së të rinjve të arsimuar”, tha Presidenti Pendarovski, duke bërë thirrje që shteti t’u mundësojë të gjithë talenteve të reja mundësi të barabarta që të përparojnë, dhe t’i dallojë dhe shpërblejë më të suksesshmit midis tyre.

“Vetëm kështu mund ta kthejmë besimin te të rinjtë se mund të arrijnë sukses edhe këtu në atdheun e tyre me talentin e vet, me investim të punës së tyre dhe rezultatet e arritura”, tha Presidenti Pendarovski.

Mirënjohja “Të rinj të suksesshëm” u jepet për të tretën herë me radhë për rezultate të arritura në vitin e kaluar kalendarik në fushën e shkencave shoqërore, matematikore-natyrore dhe teknike, humane dhe mjekësore, të rinjve me arritje të rëndësishme në praktikat artistike dhe kulturore, si dhe në kategoritë të rinj inovues, talente dhe të rinj të suksesshëm me aftësi të kufizuara.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....