Afati i dorëzimit të paraqitjeve për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” është vazhduar deri më 15 nëntor 2021

29 Tetor 2021 | Kumtesat, Të rinj të suksesshëm

Kabineti i Presidentit i Republikës së Maqedonisë së Veriut e vazhdoi afatin për dorëzim të mirënjohjes “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2020 deri më 15 nëntor 2021.
Mirënjohja jepet me qëllim të vlerësimit të punës dhe njohurive të të rinjve, si një nga politikat për zvogëlim të ikjes së të rinjve nga vendi ynë, si dhe për krijimin e perspektivave për të rinjtë dhe kuadrot e suksesshme.

Mirënjohja është nxitje e mendimit shkencëtar-kërkimor dhe punës artistike të të rinjve, për rezultate të arritura gjatë vitit 2020, në këto tetë kategori që jepen në vijim:

1. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat shoqërore;
2. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat humaniste;
3. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat matematikore-natyrore dhe teknike;
4. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat mjekësore;
5. Inovuesi/inovuesja i ri/e re më i/e mirë;
6. Talent i ri (për nxënësit dhe për nxënëset e shkollave të mesme);
7. Mirënjohje për suksesin e veçantë të arritur dhe për afirmimin e inkluzionit (për të rinj me aftësi të kufizuara);
8. Artisti/artistja i ri/e re më i/e mirë.

Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë të gjithë personat të cilët deri në vitin 2020 kanë mbushur 35 vjet, kurse kanë arritur rezultate të rëndësishme në një kategori të caktuar, përveç kategorisë së gjashtë (talent i ri) për të cilën mund të paraqiten vetëm nxënës dhe nxënëse nga shkollat e mesme.

Thirrja publike ku janë vendosur detajisht kushtet dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve gjendet në ueb-faqen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në:

gjuhën maqedonase: https://bit.ly/2ZAdMSA
gjuhën shqipe: https://bit.ly/3mq8dPF
gjuhën angleze: https://bit.ly/3mpLbIB

Duke i njohur parakushtet social-ekonomike të individëve si një faktor i rëndësishëm për qasjen dhe mundësitë për arsim dhe përparim profesional, me këtë thirrje i nxitim, sidomos, të gjithë të rinjtë të cilët u përkasin kategorive të lëndueshme që të dorëzojnë aplikime për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...