Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetarin dhe gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Maqedonisë së Veriut

12 Mars 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti kryetarin, gjykatësit dhe sekretarin e përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati informoi mbi çështje të cilat janë të rëndësishme për realizimin e pozitës kushtetuese së Gjykatës Kushtetuese, mbi ekipimin e kuadrit të gjykatës me bashkëpunëtorë profesionalë, mbi sfidat aktuale me të cilat po ballafaqohen, si edhe mbi procedurat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendimet mbi sfidat me të cila u ballafaquan gjykatësit gjatë vlerësimit të vendimeve për konstatim të ekzistencës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe dekreteve me fuqi ligjore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Në këtë drejtim, gjykatësit i thanë dhe mendimet e tyre edhe për Ligjin e paralajmëruar mbi gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen për pavarësinë në punën e Gjykatës Kushtetuese dhe për përgatitje të tërësishme për bashkëpunim me ta, kurse në drejtim të ndërtimit të shtetit tonë në një demokraci moderne, të bazuar në sundimin e të drejtës dhe kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në punën e institucioneve të pushtetit publik. Presidenti theksoi se, si edhe deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen do të veprojë vetëm në suazat e të drejtave, obligimeve dhe kompetencave të veta, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëfolësit shkëmbyen informacione edhe në lidhje me propozimin e vendosjes së të a.q. ankesë kushtetuese dhe zgjerim të kompetencës së Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut nëpërmjet amendamenteve të Kushtetutës, si dhe mbi miratimin eventual të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë takim u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave me gjykatat kushtetuese evropiane, si dhe mbi pavarësinë financiare të Gjykatës Kushtetuese, si parakusht i nevojshëm për punën dhe zhvillimin cilësor të saj.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....