Presidenti Pendarovski në vizitë në Gjykatën Kushtetuese

30 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ftesë të kryetares së gjykatës, Dobrilla Kacarska.

Gjatë kësaj vizite, në të cilën morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Kryeministri i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet aktuale të Gjykatës Kushtetuese dhe sfidat në punën e saj.

Kryetarja e gjykatës foli për problemet me mosekipimin kadrovik, kurse i prezantoi, gjithashtu, kushtet teknike për punën e gjykatës dhe nevojën për përmirësimin e tyre.

Në këtë takim janë përcjellë edhe dosa iniciativa në lidhje me përmbushjen e kompetencave të gjykatës, duke përfshirë edhe mundësinë për vendosjen e padisë kushtetuese me zgjerim të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Pendarovski e theksoi nevojën për tejkalimin sa më të shpejtë të sfidave në Gjykatën Kushtetuese, duke thanë se është në interes të të gjithëve që Gjykata Kushtetuese të punojë në përbërje të tërësishme, me kapacitet të tërësishëm dhe në kushtet teknike përkatëse.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...