Takimi i Presidentit Pendarovski me delegacione të gjykatave kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë

18 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti delegacionet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm midis gjykatave kushtetuese të të dy shteteve, ku Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen për iniciativat e tyre dhe e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim midis dy gjykatave, të nënshkruar në gjuhën maqedonase, bullgare dhe angleze.

Në takim Presidenti Pendarovski tha se puna e gjyqësorit kushtetues është e kyçe në ndërtimin e shtetit juridik funksional dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në këtë takim u fol edhe mbi mundësinë për vendosjen e padisë kushtetuese në të dy shtetet.

Presidenti Pendarovski theksoi se Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, ka përvojë në funksionimin në një rend më të komplikuar juridik dhe si rrjedhim përvoja e tyre në bashkëpunim me Gjykatën e Drejtësisë së BE-së do të jetë me dobi të madhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....