Presidenti Stevo Pendarovski u takua me ministren për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman, sekretaren shtetërore përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës, Lorens Bun, dhe ministrin për Bashkimin Evropian të Republikës së Polonisë, Shimon Shinkovski vel Senk, të njohur si “Treshja e Vajmarit”.
Në takim u bisedua mbi procesion e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, mbi zbatimin e obligimeve që dalin nga korniza e negociatave, si dhe mbi mundësitë për përshpejtim të eurointegrimit të vendit.
Presidenti Pendarovski theksoi se shteti mbetet i përkushtuar ndaj procesit të filluar të negociatave dhe ndaj zbatimit të të gjitha reformave të domosdoshme, duke theksuar se anëtarësimi në BE është interesi ynë strategjik dhe se është i domosdoshëm vullnet i fuqishëm politik nga të gjithë faktorët politikë me qëllim që të përmbushen obligimet e ndërmarra.
Përveç ndryshimeve të domosdoshme kushtetuese, është theksuar edhe rëndësia e sundimit të të drejtës, ndërtimi i shtetit funksional juridik, si dhe lufta më e suksesshme me krimin dhe korrupsionin e organizuar.
Bashkëfolësit në këtë takim shkëmbyen mendime edhe mbi ngjarjet aktuale politike në vend dhe në rajon.