Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Komunën e Vallandovës në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”.
Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski në fshatin Udovë bisedoi me bujqit dhe blegtorët lokalë, të cilët i treguan sfidat e punës së tyre, mendimet mbi mundësitë për përparim të prodhimit dhe sigurimit të plasmanit të prodhimeve.
Në Vallandovë, Presidenti Pendarovski u takua me Mario Tomov, kreatorin e aplikimit Selekto Mbeturinat. Bëhet fjalë për një mënyrë inovative të trajtimit të mbeturinave nëpërmjet përdorimit të thjeshtë të këtij aplikacioni. Projekti ka për qëllim ta ndryshojë mënyrën e mbledhjes së mbeturinave dhe ta përparojnë cilësinë e mjedisit jetësor, kurse njëkohësisht edhe të ofrojë mundësi për benefit personal në të holla për qytetarët nga pjesëmarrja e tyre. Shërbimi tani për tani është në dispozicion në Vallandovë dhe në pjesë të Shkupi. Tomov i prezantoi planet e tij për zmadhim të numrit të përdoruesve në komunat në Shkup dhe në shtet. Presidenti Pendarovski theksoi se aplikimi është shembull i mirë që duhet ta ndjekin edhe komunat e tjera.
Nëpërmjet projektit “Ballë për ballë me Presidentin” Presidenti Pendarovski bën takime joformale me qytetarët të cilët kontribuojnë në mënyra të ndryshme në bashkësinë lokale dhe mbi shoqërinë në tërësi. Qëllimi i projektit është që individët e tillë të bëhen më të dukshëm, duke e theksuar mundin e tyre dhe kontributin vetëmohues në punë.