Takimi i Presidentit Pendarovski me Patrikun Ekumenik z.z. Bartolomej

13 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Stamboll u takua me Shkëlqesinë e tij z.z. Bartolomej i Parë, Kryepeshkopin e Stambollit – Romës së Re dhe Patriarkun Ekumenik.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e falënderoi Patrikun Ekumenik për rolin e veçantë që e ka në tejkalimin e kontekstit kishtar lidhur me kishën tonë. Nëpërmjet vendimit të tij më 9 maj të vitit 2022, sot Kisha jonë gjendet në unitetin kanonik me kishat e tjera ortodokse, e pranuar si e barabartë me gjithë të tjerat.

Në takim u konstatua se rruga e vetme për marrjen e Tomosit legjitim dhe tërësisht të pranishëm për autoqefalinë është ai që e jep Patrikana Ekumenike.

Prandaj presim, si shtet dhe si Kishë nga trupi i lartë institucional në ortodoksi, të na japë dokumentin zyrtar për pavarësi kishtare – Tomosin e autoqefalisë.

Me vendimet e Patrikanës Ekumenike Kishës sonë i jepet e drejta e përdorimit të emrit Kryepeshkopata e Ohrit, që nënkupton vazhdimësi kishtare prej 1000 vjetësh.

Përfundimi i tërësishëm i autoqefalisë është me interes suprem nacional, sepse hap mundësi për zhvillim të ri dhe shpirtëror të Kryepeshkopatës së Ohrit, përparim dhe pajtim në shoqërinë dhe shtetin maqedonas.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...