Pas një shkëputje prej disa muajsh për shkak të pandemisë së Kovid-19, sot vazhdoi projekti “Jemi vullnetarë për një shoqëri solidare”.
Në aktivitetin që u zhvillua sot në Mladi Hub – Zyra e Presidentit, Presidenti Stevo Pendarovski, mori pjesë së bashku me familjen e tij.
Së bashku me vullnetarët nga organizatat partnere, sot përgatitëm pako humanitare me produkte ushqimore, artikuj të higjienës personale dhe mirëmbajtje të amvisërisë.
Në bashkëpunim me Shoqatën qytetare për ndihmë për të pastrehët, familjet dhe individët me rrezik social “Mirësjellja” dhe me Shoqatën për zhvillimin human dhe social – Projekti “Lumturia”, këto pako do t’iu shpërndahen familjeve me rrezik social, gjendja e të cilave përkeqësohet akoma më shumë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e virusit Kovid 19.
Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje kompanive të tjera me përgjegjësi shoqërore që të përfshihen me kontributin e tyre, në mënyrë që të ndihmojnë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetje në këto ditë të vështira.
Motoja e nismës është “Këtu jemi dhe i shërbejmë komunitetit, ndihmojmë njëri-tjetrin”.#KëtuJemi #PërNjëriTjetrin.