Video-bisedë e bashkëshortes së Presidentit, Gjorgievska me bashkëshorten e Presidentit ukrainas, Zelenska

19 Korrik 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot bisedoi nëpërmjet videos me bashkëshorten e Presidentit ukrainas, Olena Zelenska.

Bashkëfolëset biseduan mbi Samitin e tretë të zonjave dhe zotërinjve të parë që do të mbahet në Kiev dhe i kushtohet shëndetit mental në mbarë botën dhe që është më i dukshëm te të rinjtë dhe fëmijët si kategoria më e lëndueshme.

Në atë drejtim, znj. Gjorgievska e përshëndeti iniciativën dhe përpjekjet e znj. Zelenska për diskutim dhe gjetje të zgjidhjeve për përmirësimin e shëndetit mental  duke theksuar se institucionet, ekspertët dhe individët duhet të veprojnë bashkërish në ballafaqimin me këtë temë të hidhur, që është shumë e rëndësishme në kohë konflikti.

Znj. Zelenska e falënderoi znj. Gjorgievska për mbështetjen e saj të përgjithshme, sidomos për kontributin e saj me pjesëmarrjen në Samitin e dytë të damave dhe zotërinjve të parë ku foli mbi rëndësinë e arsimit si investim në të ardhmen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit