Video-urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë

8 Shtator 2021 | Kumtesat

Të nderuar maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, boshnjakë, romë, vlleh dhe të gjithë qytetarët e tjerë.

Gëzuar 30-vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë të përbashkët!

Në ditën e sotme, para 30 vjetësh, u realizua ëndrra e të gjithë brezave të cilët kanë luftuar dhe kanë rënë për lirinë tonë. Shtetësia maqedonase është pa dyshim arritja jonë e përbashkët më e madhe historike. Sot, kemi privilegj të kemi shtetin e vet, të pavarur. Njëkohësisht, kemi edhe përgjegjësi të madhe – të investojmë në të që të jetë një shtëpi e përshtatshme për secilin prej nesh. Çfarë shteti do të ndërtojmë, shtet të tillë do të kemi.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Vlera jonë më e madhe, me shekuj me radhë është tradita e respektimit të dallimeve. Maqedonia e Veriut, mund të përparojë, vetëm, nëse të gjithë qytetarët e saj e ndiejnë si atdheun e vet.
E ardhmja jonë më e mirë varet edhe nga integrimet në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare. Si shtet i vogël, në botën e sotshme dhe të paqetë, nuk mund të mbijetojmë pa aleatë dhe miq. Proceset integruese, ishin, dhe ende janë, edhe motiv edhe mjet për arritjen e kohezionit të brendshëm dhe për arritjen e vlerave më të larta evropiane.

Bashkëqytetarë të dashur,
Të respektohemi dhe të kuptohemi midis nesh.
Të kuptojmë se i ndryshmi prej nesh nuk është armiku ynë.

Ta kuptojmë politikën si luftë për ide dhe koncepte për një të sotme dhe të nesërme më të mirë, ndërsa jo si luftë për jetë dhe vdekje.
Ne nuk kemi shtet rezervë. Maqedonia e Veriut është shtëpia jonë e vetme, e përbashkët dhe do të jetë vend i përshtatshëm për të jetuar vetëm nëse secili prej nesh do të investojë në të mundin e vet, përgjegjësinë e vet dhe ndërgjegjen e vet.

Të nderuar bashkëqytetarë,
Gëzuar 30-vjetorin e pavarësisë!
Qoftë i përjetshëm dhe shekullor shteti ynë!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....